Timoshenko paralajmerohet serish Ukraina

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, ka thënë se dështimi i Ukrainës për të adresuar shqetësimet në lidhje me ish-kryeministren e burgosur, Julia Timoshenko, mund të kërcënojë marrëveshjen për asociim ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ukrainës, e cila po negociohet me vite.
Vestervelle ka thënë se Berlini është përgatitur të bllokojë ratifikimin e marrëveshjes politike dhe tregtare nëse Kievi nuk shqyrton çështjet ligjore në lidhje me rastin Timoshenko.