Timoshenko, politikanët europianë bojkot Euro 2012 në shenjë proteste
UKRAINË- Shumë politikanë të lartë europiane kanë deklaruar se do të bojkotojnë kampionatin europian të futbollit 2012 që mbahet në Ukrainë për të protestuar kundër shkeljes së të drejtave të njeriut në këtë vend dhe vecanërisht ndaj kushteve në të cilat po mbahet e burgosur ish-kryeministrja Julia Timoshenko.
I pari ka qenë ministri i Brendshëm gjerman Frdrih, ndërsa zëvendëspresidentja e Komisionit Europian tashmë e ka refuzuar ftesën për ndeshjen hapëse të kampionatit. Por përvec ministrave të qeverisë së saj, edhe kancelarja gjermane Angela Merkel ka kërcënuar se do të bojkotojë personalisht kampionatin europian të futbollit.
Lajmi raportohet nga websajti i Financial Times në gjermanisht sipas të cilit përfaqësuesit e kancelarisë kanë diskutuar për këtë cështje me të dërguarit e qeverisë ukrainase. Ky qendrim i shumë eksponentëve politikë europianë është bërë publik pas denoncimit të Timoshenkos për dhunën e ushtruar në burg kundër saj.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)