Zgjedhjet në Ferizaj balotazh mes PDK e LDK
PRISHTINË- Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës shkojnë në balotazh në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Ferizajt, ku garuan tetë kandidatë - shtatë të subjekteve politike dhe një i pavarur.
Kandidati i PDK-së Agim Aliu ka marrë 40. 74 për qind të votave, ndërsa ai i LDK-së, Adem Salihaj 24. 09 për qind, sipas rezultatit paraprak të njoftuar mbrëmë nga KQZ, pas votimeve të djeshme.
Vetëvendosje mori 15. 96 për qind të votave, AAK 10. 86 për qind, AKR 4.87 për qind, Partia e Drejtësisë 2.6 për qind, kandidati i pavarur Rrahim Sadiku 0.54 për qind dhe Lëvizja për Bashkim 0.39 për qind.
Pjesëmarrja në votim ishte e ulët, rreth 30 për qind. Vlerësohet se zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarin e Ferizajt kanë kaluar të qeta, ndërsa subjektet pjesëmarrëse kanë paraqitur disa pretendime të tyre për parregullësi.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunën e Ferizajt pasojnë dorëheqjen e kryetarit pas dënimit me dy vjet e gjysmë burg në gjyqin për një aksident trafiku.
(ma.ar/BalkanWeb)