E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Klinë pas 9 vjetësh një viktimë nga ethet hemoragjike

Klinë, 24 gusht - Ukë Tigani, 76 vjeçar nga fshati Zajm i Klinës, është viktima e parë që ka vdekur nga ethet hemarogjike, njoftojnë personeli shëndetësor i QKMF-së “ Nënë Tereza” në Klinë. Rasti konfirmohet edhe nga familjarët. Dr Haxhi Ibishi, infektolog në Klinë, tregon se plaku Tigani është konfirmuar edhe me laborator se ka qenë i prekur me ethe hemarogjike krime kongo. Ai ka vdekur të shtunën në Klinikën Infektive ndërsa është varrosur të dielën në fshatin e tij të lindjës, 3 km larg Klinës. Ibishi tregon se i ndjeri fillimisht është lajmëruar në Klinë ku është udhëzuar për në Pejë e pastaj për Qendrën Klinike Infektive në Prishtinë. Vdekja e tij ka ardhur pas qëndrimit një jave në spital dhe ka pasur edhe gjakderdhje. Sipas Ibishit është interesant se ky person ka deklaruar se nuk ka qenë i pickuar nga rriqrat, por ka shumë raste që rriqrat fluturake pickojnë dhe ikin.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›