E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tina Turner flet për martesën

t1Tina Turner u martua fundjavën e kaluar me Erwin Bach në një ceremoni private në Zvicër dhe ka thënë se martesa është diçka shumë e bukur.

Këngëtarja 73-vjeçare deklaroi për revistën Hello! se donte që ceremonia të kishte aromë amerikane dhe kështu ndodhi.

Jam shumë e lumtur. Gjithçka po shkon mirë për mua. Martesa është diçka shumë e bukur. Doja një ceremoni me traditat amerikane dhe ashtu u bë, tha Turner, e cila zgjodhi një fustan të zi për dasmën e saj.

E kisha parë këtë fustan në një sfilatë në Pekin dhe vendosa ta merrja edhe pse nuk e dija a do e vishja ndonjëherë. Më pas mendova se do të ishte perfekt për dasmën time, tha 73-vjeçarja.

Tina Turner dhe Erwin Bach kanë 27 vjet që janë lidhur bashkë, por vetëm tani vendosën të martohen. P.K

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›