Brad Pitt, leksione për drejtimin e tankut
Brad Pitt po merr leksione për drejtimin e tankut në mënyrë që të jetë i gatëshëm për rolin që do të ketë në filmin Fury,një dramë mbi Luftën e Dytë Botërore.
Aktori i famshëm dhe kolegët e tij kanë nisur stërvitjen në Gjermani për të bërë sa më reale skenat e luftimeve.
Një burim tha për The Sun: Aktorët do të bëjnë një stërvitje të rëndë fizike dhe do të marrin leksione për drejtimin e tankut. Steven Spielberg e ka bërë këtë gjë për filmin Shpëtoni ushtarin Rajan dhe aktorët ndiheshin me të vërtetë si ushtarë.
Fury do të ketë regjinë e David Ayer dhe në të do të interpretojë edhe aktori Shia Labeouf. Shfaqja e tij pritet gjatë vitit të ardhshëm. P.K