E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tingujt e Mesdheut – Në program këngë të njohura nga vende të Mesdheut

“Tingujt e Mesdheut në Tiranë” është koncerti  i cili ka ardhur në sheshin “Bukureshti”. Një program të pasur ka sjellë ky koncert  me këngë të trashëgimisë shqiptare së bashku me këngë të njohura nga vende të Mesdheut.

“Është një koncert shumë i veçantë sepse artistë nga Italia do të këndojnë kulturën tonë”, u shpreh organizatori i koncertit.

Artistët kanë performuar disa nga këngët më të bukura shqiptare për të vijuar koncertin me perlat e muzikës mesdhetare. Programi i larmishëm është përcjellë me emocion te publiku ku është duartrokitur gjatë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›