E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tinka Kurti

shte një njeri dhe artist i mrekullueshëm. Kam pasur fatin që më vlerësoi në një moshë shumë të re. Më dhuroi Korçën e vet, ambjentin e vet. Është merita e tij që unë luajta Nënë Pashakon tek "Yjet e netëve të gjata".

Sa herë që e shoh atë rol e them me sinqeritet dhe me vetëdije të plotë se unë jam shumë e vogël përpara asaj Pashakos së madhe, por merita është vetëm e Viktorit.

--------------------------------------------------------------

Rikard Ljarja


Ka vdekur një koleg, një mësues, një udhëheqës shpirtëror dhe e kam jashtëzakonisht të vështirë të them edhe këto dy fjalë. Ai vërtet ishte miku im por ishte miku i të gjithë Kinostudios.

----------------------------------------------------------------------------

Mevlan Shanaj

Një dhimbje e natyrshme për një mik të veçantë, për një artist të madh, por mbi të gjitha them se është një humbje kombëtare. Njerëz si Viktor Gjika i vijnë rrallë shoqërive. Uroj që shoqërisë shqiptare, një ditë t'i vijë një tjetër Viktor Gjika. Jam i bindur që me këtë madhështi e vështirë do të jetë.


----------------------------------------------------------------------------------

Aleksandër Peçi

Sot është një ditë vërtetë shumë e trishtuar për botën e kulturës, të kinemasë, për publikun artdashës që kaq shumë i ka pëlqyer filmat e Viktor Gjikës. Herën e parë që punova me të isha një djalë 26-vjeçar, në filmin "Gjeneral Gramafoni". Mbaj mend që njëra nga temat e "Gjeneralit" nuk u shfrytëzua.

Kishte kaluar një vit nga koha kur unë kisha bërë muzikën dhe i kishte mbetur në mendje tema e cila nuk u shfrytëzua, një temë dashurie. Një ditë kur u takuam më tha mund të ma japësh për një film që po bëj. Do të jap skenarin më tha, bëhej fjalë për filmin "Në çdo stinë". Kështu ajo temë u shfrytëzua në këtë film.

Viktori ishte një temperament dinamik, aktiv. Ai ka mbajtur një peshë të jashtëzakonshme mbi supet e tij, në mënyrë të veçantë në filmat që kërkojnë angazhime dhe energji të madhe, siç është "Nëntori i dytë", "Gjeneral gramafoni", filma me skena masive. Ishte autoritar dhe komunikues, shumë i ëmbël dhe me humor.

-----------------------------------------------------------------------

Timo Flloko



Duartrokitja është përshëndetja finale që i bën populli një artisti si Viktor Gjika, krijimtaria e të cilit në kinematografinë shqiptare është e gjithanshme. Ai bëri filma të mrekullueshëm, një nga regjisorët më të shquar të kinematografisë shqiptare.
Kërkues, kreativ, spontan, dinamik dhe me një vizion multidimensional.

Ka bërë punë të gjithanshme me mua për rolin e Mato Grudës (Njeriu me top). Për mua mund të konsiderohet si një rol kthesë për aktorin. Në historinë time si artist mbetet një nga rolet më të realizuar. Padyshim që falenderoj Viktor Gjikën. Do të kisha dashur të bëja dhe role të tjerë me të.


-----------------------------------------------------------------------

Presidenti Bamir Topi

Është një humbje, në radhë të parë për familjen edhe për artin kinematografik shqiptar. Viktor Gjika, në memorien e të gjithëve do të mbetet një nga figurat më emblematike të kinematografisë shqiptare. Padyshim një artist me një jetë profesionale shumë komplekse dhe jetëgjatë.

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›