Tirana-Drita Gjilan, dueli mes motrave Prenga

Tirana në volejboll për femra e ka bërë mirë detyrën e vet, teksa në “Farie Hoti”, në atë transmetim direkt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, ka mundur 3-1 Dritën e Gjilanit në gjysmëfinalen e Ligës “Gjergj Kastrioti”. Tirana duket sikur e ka nën kontroll ndeshjen, teksa ka fituar dy sete radhazi 25-16 dhe 25-23.
Mirëpo reagon Drita, e cila rihap ndeshjen, ndërsa ka marrë setin e tretë 25-22. Në të katërtin, Tirana del fituese vetëm në pikët shtesë 26-24 dhe fiton krejt takimin 3-1. Një ndeshje që ka qenë edhe një duel mes motrave Prenga, Amarilda trajnere dhe Adelajde lojtare e Dritës së Gjilanit.
Sakaq Tirana ka fituar në volejboll për meshkuj ndaj Pejës, 3-1, kurse Skënderbeu për femra ka patur një duel të vështirë me ekipin e Ferizajt. Liga “Gjergj Kastrioti” ka sjellë emocione të mëdha.