Tirana, Lonçareviç: Dua përforcime të reja në ekip
Trajneri i kampionëve i sheh mjaft të domosdoshme përforcimet, sidomos pas largimit të tre prej lojtarëve të formacionit të sezonit të kaluar, mbrojtësit Pezo, sulmuesit Xhafaj dhe mesfushorit Agolli.
Pas disfatës me Stabaek në Ligën e kampioneve, Tirana ka hedhur sytë dhe është përqendruar te Super Kupa me Flamurtarin, ku kampionët duket se duan të hakmerren ndaj vlonjateve dhe të lajnë “hakun” e finales së humbur në stadiumin “Niko Dovana” për Kupën e Shqipërisë.
Dje, gjatë një prononcimi për median, trajneri i kampionëve, Lonçareviç ngulmoi edhe një herë, dhe krahas të tjerave u ndal te përforcimet, të cilat ai i sheh mjaft të domosdoshme, kur ka ngelur dhe më pak se një muaj që të startojë kampionati i superiores.
“Natyrisht që, ashtu si lojtarët, edhe unë isha shumë i interesuar dhe kam ndjekur zhvillimet e ditëve të fundit dhe mbi të gjitha asamblenë e klubit, që u zhvillua para pak ditësh. Pres që pas zgjedhjes së Halilit si president, për Tiranën të mbarojnë ecjet në vend dhe të shohim vetëm përpara. Jemi duke u stërvitur, sepse pas disa ditësh ne kemi takimin e Super Kupës me Flamurtarin. Unë jam në pritje të përforcimeve që kam kërkuar. Largimet e disa lojtarëve titullarë në fund sezonit, apo edhe dëmtimet, kanë bërë që t’i kem të domosdoshëm patjetër të paktën dy futbollistë, por ata që do të vijnë duhet të jenë cilësorë dhe që të bëjnë diferencën, përndryshe nuk ia vlen. Më duhet një stoper dhe një sulmues i parë dhe e kam gati skuadrën për sezonin e ri”, deklaroi Lonçareviç.
/s.sh./start/