Kombëtarja, miqësore me Qipron në 12 gusht
Kombëtarja Shqiptare më 12 gusht do të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër Qipros në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa". Kjo ndeshje do të shërbejë si një test për lojtarët e Kombëtares ku shumica pritet të jenë edhe të rinj. Më 9 gusht do të fillojë edhe grumbullimi i kuqezinjve për këtë test miqësor. Trajneri Kuzhe pritet në Tiranë ku do të vazhdojë punën me skuadrën dhe do të ndjekë disa ndeshje të Kategorisë së Parë. Pritet që ftesës së Kuzhe t'i përgjigjen shumica e lojtarëve me përjashtim të atyre që fillojnë Kampionatet me skuadrat ku aktivizohen.