E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana: Plaku, goditja e markatos!

Tirana eshte ne prag te zyrtarizimit te blerjes se radhes, sulmuesit te Dinamos, Sabino Plaku. Lojtari dhe drejtuesit bardhebluve kane biseduar gjate dhe mesohet nga drejtuesit e Tiranes se eshte arritur nje marreveshje paraprake. Por problemi i vetem mbetet kartoni i lojtarit, i cili nuk disponohet nga lojtari, por as nga klubi i tij paraardhes, Dinamo, me te cilet sulmuesi ka vendosur te "divorcohet", pas ketij sezoni. Kartoni i Plakut mbahet ende nga klubi norvegjez i Ham Kamit. Lojtari ka qene i huazuar gjate dy viteve te fundit ne Shqiperi, te Dinamo. Blute tentuan qe te blejne kartonin e Plakut ne janar, por nuk ia dolen dot dhe ne ate kohe arriten nje marreveshje me norvegjezet qe ta kishin serish ne forme huazimi, deri ne fund te ketij edicioni. Sipas burimeve prane klubit te Tiranes, ne plan per te forcuar ekipin, qe te konkuroje per te mbrojtur titullin kampion jane edhe tre lojtare te tjere cilesore, pervec Plakut. Behet fjale per dy mesfushore dhe nje mbrojtes. Emrat e dy lojtareve ende nuk behen te ditur, por deklarohet se Sina dhe Pezo jane prane rikthimit ne kontingjentin bardheblu. Toni Pezo ka qene pjese e Tiranes, ne edicionin e fundit, ndersa Elvis Sina eshte aktivizuar ne radhet e Dinamos, ne dy edicionet e kaluara. Dy lojtaret e tjere do te jene te huaj dhe pritet zgjerimi i trajnerit. Objektivi i Tiranes, mbrojta e titullit kerkon perforcime, - sipas trajnerit Ilia Loncarevic, - pasi rivalet jane fuqizuar gjate diteve te kaluara. Ne prag te edicionit te ri futbollistik, Dinamo e sheh veten te kompletuar, edhe pa sulmuesin kryesor, Sabino Plaku, qe e konsideron nje ish. Blute kryeqytetas jane forcuar me shpjet dhe trajneri i tyre, Shkelqim Muca e sheh ekipin te kompletuar, per te arritur objektivin. Dinamo zhvilloi nje faze pergatitore ne Mavrove dhe pret me e qete fillimin e sezonit. Nderkohe qe klubi tjeter me pretendime per te fituar titullin kampion, Vllaznia, synon gjithashtu qe te afroje lojtare te tjere, gjate diteve te mbetura te merkatos. Ne kampin shkodran jane deklaruar shpesh emra te rinj, pjesa me e madhe e te cilave kane ardhur per t'u provuar. Gjithsesi, kontingjenti aktual, per trajnerin e Vllaznise Hasan Lika bind ne arritjen e objektivit, cka do te thote se rivaliteti per titull do te zhvillohet mes tre ekipeve qe garuan edhe nje edicion me pare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›