E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debutim i suksesshem i Canes me Sanderlendin

Lorik Cana eshte shprehur i lumtur pas ndeshjes se pare te plote me Sanderlendin, ne nje miqesore, ndaj Peterborough, - dhe me kete rast ka dashur qe te falenderoje tifozet e "maceve te zeza", per mbeshtetjen e madhe qe i siguruan. Mesfushori i shkelqyer kishte merite ne shenimin e golit te pare. Cana theksoi pas ndeshjes: -"Ishte nje ndeshje jo e keqe per 90 minutat e para me ekipin e ri dhe kjo me gezon jashte mase." Cana shpreson qe te ruaje te njejten forme edhe ne ndeshjen e radhes. - "Do te jete shume e rendesishme qe te jem ne forme para sezonit dhe kete dua ta tregoj serish te shtunen, ne miqesoren e radhes, kunder Hertsit. Pastaj do te jem gati per fillimin e sezonit." Me duhet te falenderoj te gjithe tifozet qe me pritjen fantastike ne dy ndeshjet e para, ndaj Selltikut dhe Peterborough. - "Vertet dua qe t'iu jap atyre, ate qe ata deshirojne. Sigurisht nuk jam kthyer 100% per qind ne forme akoma, por sa me shume qe te luaj, aq me mire do te jete." Jo shume larg, pas ardhjes se Canes te Sanderlendi, klubi bleu edhe sulmuesin Bent per 10 milione sterlina, qe ishte blerja me e shtrenjte. "Ai eshte nje lojtar i shkelqyer dhe une duhet ta ndihmoj qe te shenoje sa me shume gola," - thekson Cana. 26 vjecari, pas ndeshjes miqesore te Sanderlendit, ndaj Hertsit do te rikthehet ne Tirane, i grumbulluar per kombetaren per ndeshjen me Qipron dhe me tej do te debutoje ne Premier Lige.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›