E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana Plaku nje hap larg Flamurtarit

Sulmuesi i bardhebluve nuk u nis dje drejt Antalias. Per shkak te problemeve me pasaporten nuk u nis as Nallbani

Sulmuesi Sebino Plaku duket se nuk do te jete me pjese e skuadres se Tiranes. Dje skuadra me e titulluar ne Shqiperi u nis per ne Antalia te Turqise atje ku per dy jave do te zhvilloje fazen pergatitore pa numrin 9. Keshtu ne seancat stervitore trajnerit Nevil Dede do ti duhet qe te beje skemat pa Sebino Plakun duke qene se ky i fundit do ti bashkohet Flamurtarit. Kalimi i tij drejt kuqezinjve te Maganit eshte vetem ceshtje oresh.

Flamurtari

Sebino Plaku i cili me gjestin e tij konfirmoi vete largimin nga Tirana duket se do ti bashkohet Flamurtarit. Tashme pritet vetem OK-i i Tiranes qe numri nente bardheblu te veshe fanellen kuqezi per pjesen tjeter te sezonit. Gjithsesi pas takimit qe ka pasur me presidentin e Tiranes Refik Halili lojtari ne fjale ka arritur qe te marre bekimin e presidentit te Tiranes.

Tri miqesore ne Antalia

Tirana ne Antalia do te zhvilloje tri takime miqesore kete e ka konfirmuar stafi i bardhebluve. Datat e miqesoreve do te jene me 9 12 dhe 15 janar. Pritet qe me ekipin kryeqytetas drejt Antalias te udhetoje sot edhe shefi i klubit Rauf Dimraj qe mban njekohesisht edhe detyren e pergatitesit atletik. Prania e Dimrajt ne pergatitoren e Antalias eshte nje ogur i mire edhe per rritjen e treguesve fizike te skuadres aq me teper qe kane perpara edhe gjysmen e kampionatit qe sigurisht do te jete me e veshtire nga ajo qe lame pas.

Nallbani ne Turqi pas kater ditesh

Gardiani i kryeqytetasve Blendi Nallbani ka pasur probleme me pasaporten dhe nuk udhetoi dje me pjesen tjeter te skuadres drejt kampingut te Antalias. Ai do te bashkohet me skuadren me daten 10 janar pasi te kete plotesuar dokumentacionin e nevojshem.

Luis Felipe

Tirana eshte shume prane firmosjes me mesfushorin e Benfikes Luis Felipe i cili ka luajtur edhe me Kombetaren U-21 te Portugalise. 31-vjecari pritet te zyrtarizohet ne ditet e ardhshme te rekordmenet e Shqiperise. Gjithsesi Tirana pret te nenshkruaje edhe me turkun Gilman Lika mesfushorin shkodran.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›