Bullgaria e Rumania ne tetor ne Schengen

Ministri i brendshëm i Hungarisë, Shandor Pinter deklaroi sot se Rumania dhe Bullgaria nuk do të hyjnë në zonën Schengen në datën e planifikuar, më 31 mars të këtij viti.
Sipas ministrit Pinter, vendi i të cilit ka kryesinë e radhës së BE-së, dy vendet duhet të plotësojnë edhe disa detyra dhe afati më i afërt për përfshirjen e tyre do të ishte tetori.
Reagimi i Pinter erdhi pas paralajmërimit të bërë dje nga Rumania, se do të pengonte Kroacinë në rrugën e integrimit në BE, nëse nuk pranohet sa më shpejt në zonën Schengen.
Por më pas presidenti rumun Trajan Basesku tërhoqi kërcënimin e vendit të tij, duke deklaruar se Bukureshti nuk do t’i vendosë asnjë pengesë Zagrebit.