Han, me i dobeti i trajnereve te huaj
Gjate viteve te fundit kombetaren tone e kane drejtuar disa trajnere te huaj, ku i fundit nder ta ishte holandezi Ari Han. Rezultatet dhe loja e kombetares sone nuk i eshte pergjigjur aspak progresit te deshiruar, nga ana e tifozeve. Nen drejtimin dy trajnereve qe paten nje fare suksesi me kuqezinjte, Brigel dhe Baric, ekipi kombetar shqiptar njohu nje fare ngritjeje te dukshme ne loje dhe rezultate. Pritej nje pune me e mire e Han, por zhgenjimi pas barazimit ne Malte dhe humbjes me Hungarine ishte i madh, edhe ne radhet e lojtareve. Ekipi luajti shume me dobet se here te tjera. Pas Danimarkes marredheniet e Ari Han dhe FSHF-sa jane ftohur perfundimisht. Holandezi nuk ka mundur te drejtoje me sukses as ne dy ekipet e fundit kombetare. Han ka qene me pare ne bankinen e Kines dhe te Kamerunit dhe ne te dy rastet ka rezultuar nje trajner i deshtuar, duke shenuar rezultate te dobeta.