E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana dhe Vllaznia mashtrojnë FSHF-në me federimet

Edhe pse kishin premtuar se sot do të conin listat përfundimtare për federimin e lojtarëve të tyre gjatë sezonint 2006-2007, as klubi kryeqytetas, Tirana, dhe as ai shkodran, Vllaznia, nuk denjuan ta bënin këtë gjë në zyrat e Sektorit të Garave të FSHF-së.
Është pak e pashpjegueshme pasi vetë zyrtarët e ekipeve kishin njofurar shefin e garve Hito Hitaj, madje e kishin bërë publike edhe përmes shtypit.
Afati i fundit i federimeve është data 25 gusht, ora 12:00, dhe të gjithë do të kenë mundësi të shohin skenën komike të rradhës me drejtuesit e klubeve, kur si zakonisht nuk do të mungojën as rebelimet, sharrjet, apo dhe ndonjë pjesë e fjalorit të xhepit.
Franc Hoxha.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›