E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekipet shqiptare, bilanc të hidhur me ato turke në Europë

Tirana është para një misoni sa të vështirë dhe historik. Ekipet shqiptare kanë një bilanc shumë negativ me ato turke në përballjet në kompeticionet europiane të klubeve. Edhe Tirana, skuadra më e suksesshme në Europë, pati fatin e keq të dështonte përballi një emëri krejtësisht të panjohur dhe modest si Kajserispor. Në ballafaqimimin para një jave në "Selman Stërmasi", më 10 gusht 2006, bardheblutë e Mirel Josës humbën 2-0. Ekipet shqiptare kanë pësuar në shtatë ndeshje shtatë humbje.
Tri ekipet e tjera të elitës së futbollit shqiptar: Dinamo, Partizani dhe Vllaznia, në ballafaqimet e tyre respektive me Beshiktashin, Fenerbahcen dhe Gallatasaraj vetëm sa kanë shijuar kenaqësinë e të nxjerrit të topit nga rrjeta. Dinamo ka pësuar tre gola, Partizani e Vllaznia nga gjashtë.
I vetmi ekip që ka mundur të shënojë golin e nderit ndaj 17 të pësuar nga turqit, është Vllaznia, që ka realizuar me anë të Klodian Duros, sot në radhët e Tiranës, por që nuk pati fatin të luante ndaj Kajserispor në ndeshjen e parë, për shkak të pezullimit nga kartonat.
Nuk dihet nëse Tirana në ndeshjen e kthimit të Kupës UEFA kundër Kajserispor në Kajserin e largët, me 24 gusht, do të mund të fitojë "pikën e parë" kundër turqëve.
Franc Hoxha
* * *
Bilanci shqiptaro-turk me klubet
1.Beshiktash-Dinamo 2-0, 1-0 (1986-1987, Kupa e Kampioneve)
2.Fenerbahce-Partizani 2-0, 4-0 (1995-1996, Kupa UEFA)
3.Gallatasaraj-Vllaznia 2-0, 4-1 (2001-2002, Liga e Kampioneve)
4.Tirana-Kajserispor, 0-2, 24 gusht 2006 (2006-2007, Kupa UEFA)
Bilanci: 7 ndeshje, 0 fitore, 0 barazime, 7 humbje. Golat 1-17
*Golin e vetëm për ekipet shqiptare, e ka shënuar Klodian Duro asaj kohe në rradhët e Vllaznisë

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›