Lorik Cana, kundër Okserit ndeshja e tij e 100-te në Ligën 1 franceze

Sami Nasri, lojtari i ekipit francez të Shpresave dhe shok skuadre i Lorik Canës te ekipi i Olimpikut të Marsejës, është një nga ata që e cmojnë shumë rolin dhe kontributin e Canës në ekipin marsejez.
Përballë Marsejës kësaj rradhe do të jetë Okseri, që drejtohet pikërisht nga ish-traneri i Canës, Zhan Fernandez, një teknik që njeh cdo skutë të Marsejës.
Por kjo ndeshje ka dhe një të vecantë tjetër për sportdashësit shqiptarë. Do të jetë ndeshja e 100-të e Lorik Canës në Ligën 1 franceze. "Një performancë e bukur për një lojtar vetëm në moshën 23 vjec", - thotë Nasri. "Unë jam shumë i kënaqur nga ky lojtar pasi është një lojtar shumë i talentuar. Unë shpresoj se ai do të luajë dhe shumë ndeshje të tjera, dhe shpresoj gjithshtu se ai do të shkëlqejë me bluzën marsejeze ashtu sic bëri edhe sezonin e kaluar", -përfundon një nga talentet e futbollit francez, Sami Nasri.
Dash Frashëri