E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana dhe Vllaznia për të thënë fjalën e fundit

Tiranë - Tirana dhe Vllaznia do të thonë fjalën e fundit ditën e shtunë në përballjen e tyre direkte për titullin kampion. Skuadra e Vllaznisë ia vështirësoi shumë punët vetes pas barazimit 1-1 me Lushnjen në “Loro Boriçi”. Tirana me fitoren 3-2 të arritur në derbi me Dinamon ngjitet në vendin e parë me një pikë diferencë nga shkodranët.

Kryeqytetasve u mjafton edhe barazimi në ndeshjen e fundit për t’u shpallur kampionë të Shqipërisë. Megjithatë, skuadrat do të shpalosin për herë të fundit potencialin e tyre në një ndeshje e cila do të mbahet mend si përcaktuesja e sezonit 2008/09.

Të dyja ekipet kanë rivalizuar denjësisht njëra-tjetrën këtë sezon, duke i dhënë disi bukuri kampionatit të vakët shqiptar. Edhe sezonin e kaluar titulli u diskutua në ndeshjen e fundit midis Dinamos dhe Partizanit, ku triumfues dolën dinamovitët.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›