Interi shpallet kampion i sezonit 2008-2009 (video)
Milano - Interi shpallet për të katërtin sezon rresht kampion i Italisë. Skuadra e drejtuar nga Hoze Murinjo e siguroi titullin që ditën e shtunë, falë humbjes së Milanit 1-2 përballë Udinezes.
E gjithë skuadra e Interit ishte e mbledhur për të ndjekur ndeshjen e rivalëve të tyre, të cilët u dorëzuan përballë skuadrës së Udinezes. Pas humbjes së Milanit, festa filloi në gjysmën tjetër të Milanos, ku skuadra e Interit shpallet për të 17-ën herë kampione e Italisë, aq tituj sa ka edhe Milani.
Ndërsa, në përballjen e vet Interi shkatërroi dje Sienën me rezultatin e thellë 3-0. Golat u shënuan nga Kambiaso, Baloteli dhe Ibrahimoviç.
Kur duhen edhe dy javë nga përfundimi i Serisë A, Interi ndodhet në kuotën e 81 pikëve, plot dhjetë më shumë se Milani i cili është ndjekësi më i afërt.
Më poshtë ju ftojmë të ndiqni në video momentet e gëzimit të interistëve gjatë humbjes së Milanit përballë Udinezes.