E Diel, 1 Nëntor 2026

Roma poshtërohet nga Juve në fushën e vet (video)

Romë - Roma e drejtuar nga Luçiano Spaleti është dorëzuar pa kushte përpara Juventusit në javën e 29-të të Serisë A. Juventusi arriti të marrë një fitore të thellë 4-1 në transfertën e vështirë të kryeqytetit. Vinçenco Jakuinta me dy golat e tij ishte njeriu kyç i Juventusit këtë javë.

Avantazhin torinezët do ta gjenin në minutën e 34-t me anë të Jakuintes. Roma do të barazonte me anë të Lorias në minutën e 48-të të pjesës së dytë. Kur dukej se ndeshja do të vazhdonte e barazpeshuar është përsëri Jakuinta që shënon për Juventusin. Avatazhi 2-1 i dha shumë siguri miqve nga Torino, të cilët vazhduan të luanin me një ritëm të lartë.

Melberg do të shënonte golin e tretë për skuadrën e drejtuar nga Ranieri në minutën e 68-të. Veterani Pavel Nedved vulosi rezultatin 4-1 në minutën e 74-t.

Me këtë trepikësh Juventusi ngjitet në kuotën e 62 pikëve, 7 më pak se Interi kryesues. Roma mbetet në kuotën e 46 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e gjashtë. Kjo humbje e vështirëson shumë objektivin e Romës, e cila pretendon të luajë vitin e ardhshëm në Ligën e Kampioneve.

Më poshtë do të paraqesim në video përmbledhjen e takimit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›