E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana disa ore pa energji

Investimet ne rrjet do te lene pa energji per disa ore disa lagje te Tiranes.Operatori i Sistemit te Shperndarjes ka njoftuar se energjia do te mungoje nga ora 9 deri rreth ores 12.00.Shkak per kete eshte investimi prej disa milione lekesh per vendosjen e nje transformatori te ri ne nestacionin e Selites. Transformatori ka kapacitet prej 10 kilovat, dhe do te sherbeje per fuqizimin e transmetimit te energjise. Per te nderhyre ne nenstacion, eshte e nevojshme qe te shkeputet furnizimi me energji i zones se Yzberishtit, rruges "Misto Mame" e "Babe Rexha", ish-NPV-se, zones se Parkut, Selites dhe Saukut. Drejtues te Operatorit te Sistemit te Shperndarjes, sqaruan per Tv Koha se investimi kap nje vlere prej 12 milione leke, shume kjo e dhene teresisht nga operatori.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›