E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon kthimi i emigrantëve në vendet e punës

Vazhdon ende kthimi i emigranteve në vendet e tyre të punës në shtetin helen. Burime nga pika e kalimit kufitar të Kakavijës bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit e kanë kaluar doganën shqiptare 8400 shtetas dhe 2240 automjete. Situata aktualisht paraqitet normale, pavarësisht fluksit të lartë të emigrantëve. Në të dyja anët e kufirit si në palën greke ashtu edhe në atë shqiptare po punohet me kapacitetin maksimal të sporteleve, dhe konkretisht 8 në palën shqiptare dhe 6 në atë greke. Ndërsa probleme janë krijuar në pikën e kalimit kufitar të kapshticës. Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit në këtë pikë janë larguar për në Greqi 5000 persona dhe 1100 mjete. Por gjatë mbrëmjes së djeshme në këtë pikë doganorë janë krijuar radhë të gjata të emigrantëve, të cilat shkuan deri ne 3 kilometra. Shkak për radhet është bërë pakësimi i sporteleve në palën greke.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›