Duka cakton objektivat e vitit 2009 për futbollin
Tiranë - Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, në konferencën e djeshme për shtyp publikoi objektivat e këtij institucioni për vitin 2009. Sipas Dukës, këtë vit do të bëhet një rikonstruksion i stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”. Në impiantin më të madh të futbollit shqiptar do të mbulohet edhe pjesa e tribunës ballore. Ndërsa pjesa e tribunës qëndrore do të pësojë një ndryshim total, duke u përshtatur me të gjitha parametrat që kërkon zhvillimi i një ndeshjeje për Ligën e Kampioneve. Veç stadiumit kombëtar, do të bëhet edhe ndriçimi i gjashtë stadiumeve të tjerë nëpër rrethe.
Gjatë fjalës së tij Duka vlerësoi edhe një herë si të suksesshëm vitin 2008 për të gjithë futbollin shqiptar. Ai vlerësoi rezultatet e përfaqësueses shqiptare, por edhe konkerencën e madhe që u shfaq në kampionatin kombëtar. Presidenti i FSHF-së vlerësoi edhe punën që u zhvillua për rregullimin e mëtejshëm të infrastrukturës në disa stadiume të vendit.
Lidhur me pyetjet për kualifikimin e përfaqësueses tonë në botërorin e vitit 2010, Duka qëndroi me këmbë në tokë duke deklaruar se objektiva kanë të gjitha skuadrat. Ai deklaroi se ndeshja e radhës me Maltën është mjaft e rëndësishme, pasi edhe maltezët kanë një futboll të ngjashëm me tonin për nga zhvillimi.