Tirana e Partizani, nje vit zhgenjyes
Aranit Muraci
Tirana e mbylli vitin 2008, me nje fitore te thelle 6-2, por pjesa e pare e ketij sezoni eshte konsideruar e deshtuar. Tirana ndodhet ne vend te dyte, kater pike pas Vllaznise dhe mund te ishte edhe me keq, nese Dinamo nuk do te kishte mundur ne Shkoder ekipin kryesues. Pas ndeshjes me Bylisin, trajneri i Tiranes Agustin Kola deklaroi se ne muajin janar do te jete koha e mjaftueshme per te vepruar drejt ne merkato dhe per te rregulluar ato te meta, qe jane shfaqur gjate pjese se pare te ketij sezoni. "Perballe Bylisit ekipi reagoi si duhet, duke arritur nje fitore me rendesi, ne fund te ketij viti," - deklaroi Kola. Pas Festave te fundvitit Tirana do te analizoje ecurine e pjeses se pare te kampionatit dhe me tej do te veproje ne merkaton e dimrit. Migen Memelli realizoi nje triplete per bardheblute, duke marre frenat e goleadoreve. Dinamo i rrembeu Partizanit lojtarin e mesfushes, Elis Bakajn, nje nder lojtaret me te mire te kampionatit tone. Me fitoren ne Shkoder, kampionet ne fuqi realizuan objektivin e tyre. Gjashte pike larg vendit te pare dhe te tretet ne klasifikim, pas janarit Dinamo pritet te jete nje pretendente, sikurse edhe dy kryesueset, Tirana dhe Vllaznia. Kuqeblute, pavaresisht humbjes se fundit ne "Loro Borici", ku u zhgenjyen mijera tifoze, qe kishin mbushur shkallet per te perkrahur ekipin qe kryeson me merite Kategorine Superiore, u shpallen me merite te plote kampione te sezonit te dimrit.. Si rralle ndonjehere, mes ekipeve qe do te diskutojne renien ne nje kategori me poshte, eshte edhe nje ekip legjendar, Partizani me 15 tituj kampione. Pas largimit te trajnerit Hasan Lika, nen drejtimin e Shpetim Duros, Partizani siguroi disa rezultate pozitive. Ne vend te parafundit, Partizani do te rivalizoje ne fillim te pjeses se dyte me ekipet e Bylisit, dhe Apolonise, per t'u larguar nga zona e ftohte. Do te jete gjithcka ne varesi te merkatos se muajit janar. Pretendimet e ekipeve mund te ndryshojne, ne varesi te markatos.