E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli vazhdon sulmet, Hamas kerkon hakmarrje

Si pasoje e sulmeve ajrore izraelite ndaj bazave te Hamasit radikal-islamik ne Rripin e Gazes, sipas te dhenave palestineze, gjeten vdekjen rreth 270 vete. Ky eshte numri me i larte i viktimave te nje dite qysh nga lufta gjashteditore e vitit 1967, thuhet me tej. Hamasi deklaroi hakmarrje te menjehershme dhe qelloi serish me raketa ne drejtim te Izraelit.

Sulmet

Edhe per banoret e qytetin e Gazes qe tashme jane te ambientuar me dhunen, situata e krijuar dje, pas sulmeve te se shtunes, shenon nje dimension te ri. Ne kohen qe goditen raketat, rekrutet po festonin mbarimin e shkolles. Aviacioni izraelit bombardoi disa rajone te policise dhe depo armesh. Nder te vdekurit eshte edhe shefi i policise se rripit te Gazes, nje udheheqes i Hamasit si dhe gra e femije. Qe sulmet kane prekur edhe civile, per kete Izraeli fajeson Hamasin. Ministrja e Jashtme izraelite, Zipi Livni, deklaroi: "Ështe Hamasi, qe me vetedije te plote ka hedhur raketa ne zonat e banuara ne Izrael. Ne perpiqemi qe t´i shmangim, ose t´i minimizojme pasojat ndaj popullsise civile. Por sulmet ndaj Hamasit duhet te vazhdojne dhe do te vazhdojne".

Kryeministri i Izraelit, Ehud Olmert, theksoi se vendi i tij i ka shpallur lufte Hamasit dhe jo 1.5 milione palestinezeve ne Rripin e Gazes. Sulmet nga ajri vazhduan edhe gjate nates. Izraeli perforcoi nderkohe edhe trupat e kembesorise ne kufirin me Rripin e Gazes.

Kundersulmi

Hamasi kercenoi me hakmarrje te menjehershme. Fillimi i ofensives ushtarake nga Izraeli u pasua menjehere me sulmet e raketave Kasam te Hamasit ne Jug te Izraelit. Ne rajonin kufitar Netivot gjeti vdekjen nje grua. Zedhenesi i Hamasit, Fausi Barhum deklaroi: "Ne sfondin e kesaj masakre publike, qe ka shkaktuar Izraeli ketu, ne u bejme thirrje te gjithe luftetareve palestineze te rezistences, qe te mbrojne popullin tone. Ne do t´i kunderpergjigjemi ketij agresioni". Konflikti rrezikon te shtrihet edhe ne Jordanin Perendimor, ku qeveris levizja e moderuar Fatah e presidentit palestinez Mahmud Abaz. Ne Hebron qindra demonstrues sulmuan pikat izraelite te kontrollit dhe u perbetuan per hakmarrje ndaj sulmeve kunder bashkatdhetareve te tyre ne Rripin e Gazes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›