E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Te pafajshmit vuajne"

Nga Peter Philipp

Asnje vend i botes nuk do ta pranonte te qellohej rregullisht me raketa dhe te qendronte pa ndermarre gje. Prandaj Izraeli shpreson ne mirekuptimin nderkombetar dhe e perdor goditjen e re me raketa Kasam nga Rripi i Gazes si arsyetim per operacionin e vet masiv kunder Hamasit, qe sundon ne Gaze. Dhe ky, ashtu si grupe te tjera ne Rripin e Gazes, "hakmerret" perseri me raketa mbi jugun e Izraelit. Ne rast se nuk ndodh ndonje mrekulli ky eshte nje skenar i persosur per nje shkallezim te metejshem me pasoja te paparashikueshme. Por kjo eshte edhe prova krejt e tepert dhe ndofta perfundimtare se premtimi i Anapolisit ne nentor 2007 per te negociuar nje marreveshje paqeje deri ne fund te vitit 2008 ishte nje premtim bosh. Nese fundi i ketij viti sjell ndoshta nje lufte te re atehere natyrisht kjo nuk ka te beje vetem me raketat e permendura. Me sakte, Izraeli dhe Hamasi po u rikthehen koheve te vjetra, kur ne mungese te koncepteve te arsyeshme perdornin dhunen, megjithese ishte deshmuar me kohe qe dhuna prodhon kunderdhunen dhe se dalja prej rrethit vicioz eshte pothuajse e pamundur.

Tani Izraeli ben gabimin kapital dhe supozon qe Hamasi mund te nxirret jashte loje me nje operacion ushtarak. Pikerisht sic besonte se do te mund ta bente dy vjet e gjysme me pare ne rastin e Hisbollahut libanez. Por sulmet masive ndaj Libanit e cuan Hisbollahun ne pergjegjesine e qeverisjes dhe dicka e ngjashme mund te perseritet ne Palestine me Hamasin. Kjo sepse Hamasi qeveris qekurse fitoi zgjedhjet ne janar 2006 dhe nje sulm izraelit i permasave te medha do t'i hedhe palestinezet me shume se me pare ne krahet e organizates.

Gabimi kapital i Hamasit dhe i palestinezeve te zhgenjyer ne cdo aspekt eshte qe te shpresojne, se qendrimi i papajtueshem i Hamasit sjell zgjidhjen ose shpetimin. Refuzimi i forte i se drejtes se ekzistences te Izraelit nuk mund te jete baze per paqe. Kete mesim iu desh te nxirrte edhe ish-kreut te Organizates per Clirimin e Palestinez Jaser Arafat pas dekadash lufte te armatosur kunder Izraelit.

Rrjedhoje e kesaj ishin Marreveshja e Oslos dhe autonomia palestineze. Izraeli e humbi shansin duke e nenvleftesuar zbatimin e Marreveshjes se Oslos. Ose per shembull duke ndertuar gjithmone e me shume ngulime ne territoret e pushtuara, dhe duke varrosur ne kete menyre shpresat qe varnin palestinezet tek marreveshja. Ketu nuk ndryshoi gje as terheqja e njeanshme e Izraelit nga Rripi i Gazes: Territori "i pushtuar" u kthye ne territor "te rrethuar" nen bllokade te rrepte. Vecanerisht ne vitin 2006 kur Hamasi mori kontrollin ne Gaze. Si gjithmone: Vuajten ata qe nuk duhet te vuanin. Jo ideologet dhe as hedhesit e raketave, por ne radhe te pare civilet, grate, femijet dhe te moshuarit. Ata do te vuajne edhe tani me se shumti. Sepse bombat nuk bejne dallim.

Bota nuk duhet te rrije ende duarkryq: Kur arrihet te mobilizohen trupa nderkombetare ne lufte kunder terroristeve dhe pirateve, bota duhet te ishte ne gjendje te siguronte me shume sesa vetem fjale te bukura ne rastin e Palestines. Ne mos per te vendosur paqe, se paku per te shmangur nje gjendje me te keqe.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›