Tirana e Re rrit çmimin e para, 50 lekë bileta që nga 1 shkurti
Tiranë- Qytëtarët që do të udhëtojnë me linjën e Tiranës së Re në kryeqytet do të duhet të paguajnë 50 lekë për një biletë dike filluar që prej datës 1 shkurt.
Këtë lajmërim e ka bërë vetë kjo linjë, përmes njoftimit që ka afishuar nëpër autobuzët e saj.
Ndërkaq një rritje çmimi e tillë është në shkelje me ligjin e transportit, i cili nuk lejon subjektet që ofrojnë transport në qytet të rrisin çmimet pa marrë miratimin e Këshillit të Ministrave, bashkisë së qytetit dhe pa u diksutuar me grupet e interesit.
Ndërkaq Bashkia e Tiranës ka deklaruar më herët se nuk do të lejojë rritjen abusive dhe në shkelje me ligjin të çmimeve që rëndojnë mbi qytetarët.
Këta të fundit janë shprehur mjaft të shqetësuar për rritjet e çmimit të biletave të autobuzëve në linjat e qytetit, pasi sipas tyre një rritje e tillë është e papërballueshme për pensionet dhe rrogat që marrin.
Shkrime të tjera me interes:
- Mbingarkesa- Tirana zgjohet pa drita, pak orë para ndërrimit të viteve Tiranë Banorë të disa zonave në Tiranë janë zgjuar mëngjesin...
- Emigracioni rrit divorcet në Korçë Korçë - Emigracioni dhe kushtet e vështira ekonomike mbeten dy nga...
- Energjia elektrike, të gjithë kërkojnë të rrisin çmimin Tiranë- Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) ka kërkuar një rritje prej...