Modeli ekonomik i Tiranës, Basha: Me shumë qendra, prioritet gjelbërimi
Tiranë- Tirana ndjen nevojën e ridimensionimit të modelit të zhvillimit ekonomik. Ka qenë kjo pikënisja e diskutimeve të Grupit Strategjik të Planit Urbanistik, pikërisht mbi modelin ekonomik të Tiranës.
Ne nuk po ndryshojmë kufijtë, por po fusim një metodologji të re të planifikimit urban, për të ndryshuar një klimë mosbesimi që ka pasur Bashkia, në raport me zonat suburbane dhe për të ndërtuar një plan që të përfshijë këto rajone dhe të harmonizojnë zhvillimin urban të këtyre rajoneve. Kështu është shprehur Flamur Kuçi, i cili ka prezantuar planin propozues të grupit teknik. Duam të fusim konceptin një brez i gjelbër, si një kufi për të përmbajtur urbanizimin brenda këtyre kufijve në mënyrë që edhe shërbimet, pastaj të organizohen më mirë se çjanë organizuar deri më sot, - shtoi z.Kuçi.
Më tej, anëtarët e grupit strategjik miratuan propozimet e grupit teknik duke i dhënë tashmë vizualizim të qartë parqeve dhe zonave të gjelbra rreth e qark Tiranës.
Gjithashtu, edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, tha se i mbetet parimit të një Tirane të gjelbër të shndërruar në një qendër policentrike.
Qëndrojmë edhe njëherë fort tek parimi i një Tirane të gjelbër, i një Tirane me një vijë të gjelbër, përtej së cilës kufizohet urbanizimi i konsoliduar dhe ku prioritet ka konservimi i gjelbërimit aktual dhe rikthimi i gjelbërimit, u shpreh kryebashkiaku.
Grupi strategjik ka rënë gjithashtu dakord edhe për konturizimin e zonës ekonomike të Tiranës e cila shtrihet përgjatë autostradës TiranëDurrës por natyrisht do të vazhdojë funksionimin edhe i zonave ekzituese.
Në përfundim të diskutimeve, grupi strategjik ra dakort, me parimet e prezantuara dhe skemën e transportit publik që origjinon pikërisht vendodhja aktuale dhe vendodhja e projektuar, sipas 4 parimeve të mëparshme të gjeneruesve kryesorë të nevojës dhe pikave kryesore aktuale të densitetit të transportit privat dhe publik.
Greta Malaj/IDEA
Shkrime të tjera me interes:
- Plani Urbanistik, Basha: 5 unaza të reja për Tiranën Tiranë- Plani i ri Urbanistik i Tiranës parashikon që qyteti...
- Muaji dhjetor, Basha: Festime në çdo lagje të Tiranës Tiranë- Muaji dhjetor do të përcjellë një atmosferë festive në...
- Prioritet qytetarin, Basha: Bashkëpunim i ngushtë me këto minibashki Tiranë- Bashkëpunim më të ngushtë do të ketë mes Bashkisë...