E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letra e Prifit, Prokuroria: RD shpif, përpjekje për të devijuar procesin

Tiranë- Prokuroria e Përgjithshme ka pranuar se ka marrë një letër nga ish-ministri i METE-s, Dritan Prifti por ka përgenjështruar shkrimin e gazetës Rilindja Demokratike, lidhur me përmbajtjen reale të letres.

Përmes një deklarate për shtyp Prokuroria e Përgjithshme ka deklaruar se pavarësisht pëpjekjeve për të devijuar angazhimin e prokurorëve ajo do të kryejë detyrën e saj.

Duke marrë shkas nga elementët denigrues dhe të pavërtetë që janë shkruar në këtë media, bën me dije se përmbajtja e letrës se Prifti është tërësisht e ndryshme nga ajo çfarë thuhet në këtë gazetë. Me këtë rast, Prokuroria e Përgjithshme, shprehet se është e vendosur të kryejë detyrën e saj Kushtetuese, pavarësisht insinuative të ndryshme që synojne të devijojnë angazhimin e prokurorëve dhe punonjësve të Prokurorisë në hetimin e çështjeve që janë në fokus të vëmendjes së opinionit publik- shkruhet në deklaratën e Prokurorisë së Përgjithshme.

Në një artikull të gazetës RD pretendohet se Dritan Prifti i është drejtuar me këto fjalë Ina Ramës në letren e tij:

“Për informacion, e dashura ime ka qenë ura lidhëse. Me të kam biseduar për paratë që të kam dhënë ty dhe drejtuesve të PS, por edhe për aspekte të tjera të jetës intime të disa personaliteteve”.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Zbardhja e 21 janarit, tashmë prokuroria ka edhe ekspertizën e FBI-së Tiranë- Ekspertiza e FBI-së për hetimet e 21 janarit ka...
  2. Deklaratat e Halimit, Prokuroria: Ndërhyrje në funksionin dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë Tiranë- Një ndërhyrje të rëndë në funksionin dhe pavarësinë e...
  3. Publikohet pjesa tjetër e videos, Braho: Ja korrupsioni i Priftit, Prokuroria mashtroi Kuvendin Tiranë- Vijon skandali i përgjimëve në rradhët e zyrtarëve të...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›