Tirana e madhe ndal Flamurtarin

Nje gol i realizuar nga Sebino Plaku ne minutat shtese i siguroi Tiranes nje triumf te merituar 2-1 ndaj Flamurtarit ne Qemal Stafa duke i shkaktuar humbjen e dyte sezonale liderit te kampionati e nderprere serine prej shtate fitoresh qysh nga humbja 2-1 me Teuten ne javen e 5-te 25 shtator 2010.
24 here kampionet moren revanshin e humbjes se fazes se pare ne Vlore nje takim po i fiksuar ne rezultatin 2-1 per Flamurtarin. Keshtu pas fitoreve te bujshme te Flamurtarit ndaj dy rivaleve te medhenj per titull Skenderbeut 4-0 dhe Dinamos 3-1 vlonjatet u ndalen nga Tirana ashtu sic edhe kishte paralajmeruar trajneri Nevil Dede lojtaret titullare e shpresonin ultrasit bardheblu.
Tirana e mbylli pjesen e pare ne avantazh me golin e te zakonshmit Pero Pejic 24 me kroatin qe realizoi golin e tij te nente sezonal nga 19 rrjeta qe ka shenuar skuadra bardheblu ne 13 jave. Daniel Xhafaj barazoi shifrat ne 1-1 ne minuten e 57-te pas nje goditje me koke nga nje top i ardhur nga goditja e kendit. Goli i 10-te sezonal per golashenuesin me te mire te kampionatit.
Teksa dukej se vlonjatet do te ktheheshin me nje pike te cmuar ne shtepi ishte sulmuesi Sebino Plaku eshte ne shenjestren e Flamurtarit ne merkaton dimerore ai qe vulosi fitoren e 6-te sezonale dhe i coi ne kutoen e 21 pikeve bardheblute kryeqytetas.
Skenderbeu i Korces ka shansin e madh te barazoje Flamurtarin nga 28 ne rast se korcaret do te marrin pike te plota diten e hene ne ballafaqimin me Teuten ne Niko Dovana.
Te dielen do te luhen takimet Shkumbini-Laci dhe Vllaznia-Kastrioti. Te marten java e 13-te mbyllet me ndeshjen Besa-Dinamo.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 13
Sot 27 nentor
1300 Elbasani-Bylis 3-2
1600 Tirana-Flamurtari 2-1
Te dielen 28 nentor
1300 Shkumbini-Laci
1300 Vllaznia-Kastrioti
Te henen 29 nentor
1600 Teuta-Skenderbeu
Te marten 30 nentor
1300 Besa-Dinamo
RENDITJA
1. Flamurtari 25
2. Skenderbeu 23
3. Dinamo 22
4. Tirana 21
5. Vllaznia 18
6. Laci 17
7. Teuta 15
8. Shkumbini 14
9. Kastrioti 14
10.Bylis 11
11.Elbasani 9
12.Besa 8
Elbasani eshte penalizuar nga FIFA me -3 pike
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune 27 Nentor 2010