Tirana e mbyll me një fund të hidhur
Humbja
Një fund i hidhur i është rezervuar Tiranës në mbylljen e fazës përgatitore, të zhvilluar të Kemer të Turqisë. Bardheblutë janë mundur 3-1 në miqësoren e fundit përballë kampiones së Kazakistanit, Aktobe. Golin e vetëm të shqiptarëve e ka shënuar Hajdari në minutat e fundit nga pika e 11-metërshit. Tirana ka bërë një paraqitje të mirë në pjesën e parë, por epërsia e kundërshtarit nuk vihej në diskutim 45 minutëshin e dytë. Ajo që e përforcon këtë bindje ka të bëjë edhe me faktin se kundërshtarët e bardhebluve po kalojnë një formë të mirë, gjë që është pasqyruar në sukseset e tyre në vitet e fundit: tri herë radhazi kampionë të Kazakistanit dhe kanë kaluar një tur në edicionin e fundit Champions League. Kjo humbje ka qenë edhe shija e fundit e shqiptarëve nga Turqia. Sot është programuar rikthimi i tyre në atdhe. Ndërkohë që ende nuk është i qartë statusi i Memellit, i cili vazhdon të jetë mes Tiranës dhe skuadrës ruse të Spartak Nalçik, që duket shumë i interesuar për ta blerë.
#