E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan kërkon anësorin Joe Cole

Milani po ndjek anësorin e Chelseat, Joe Cole, i cili është në bisedime për kontratë të re me Blutë.

Sipas Milannews.it, mesfushori anglez mund të braktisë Stamford Bridgen nëse nuk i ofrohet kontratë e re në që plotëson kërkesat e tij.

Sido që të jetë, trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti nuk dëshiron të lejojë që Cole të largohet nga skuadra e tij.

"është me rëndësi që të nënshkruajë. Ai është një lojtar i rëndësishëm, jo vetëm për këtë vit, por edhe në të ardhmen", ka thënë Ancelotti në një konferencë për shtyp.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›