E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafikonin drogë dhe prostituta, pranga 16 shqiptarëve në Itali

bandaItali- Policia italiane ka shkatërruar një bandë shqiptare në Milano, e cila merrej me trafik droge dhe prostitutash.

Sipas mediave italiane, mëngjesin e sotëm kanë përfunduar në pranga 16 shqiptarë, pasi hetimet për arrestimin e tyre kishin më shumë se një vit që vijonin.

Karabinierët ishin përqëndruar filimisht në Milano, më pas hetimet vijuan në Torino, në provincat e Lodit dhe Padovës.

Shqiptarët i detyronin prostitutat, të cilat ishin trafikuar nga Rumania, të zhvillonin aktivitetin e tyre në rrugët e Milanos, ndërsa në të njëjtën kohë vijonte edhe trafiku i drogës, kryesisht kokainë, i cili ishte shtrirë edhe në Zvicër.

Pak kohë më parë në një operacion të ngjashëm u bë arrestimi i 14 shqiptarëve të cilët akuzohen për trafik prostitucioni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›