“Tirana e vjetër”, ekspozitë personale nga Xhevdet Dako
Për të gjithë nostalgjikët e Tiranës së vjetër, të rrugicave, shtëpive të vjetra karakteristike, të jetës dhe veshjeve, piktori Xhevdet Dako, sjell në ekspozitën e tij vetiake tablo të inspiruara nga kryeqyteti shqiptar. Për artistin Dako kjo ekspozitë është për të gjithë të rinjtë, të cilët duan të njohin Tiranën e vjetër, me të gjithë bukuritë e saj.
Pjesë e kësaj ekspozite janë edhe 14 tablo, të cilat i janë dedikuar figurave historike të vendit tonë, me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Në pikturat e tij nuk mungojnë edhe figurat simbol të shtetit kosovar, Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari. Autori Xhevdet Dako, ka hapur mbi 25 ekspozita kombëtare dhe ndërkombëtare.