Tiranë, makina bie në Lanë, lëndohet lehtë drejtuesi
Një automjet ka dhënë spektakël mbrëmjen e sotme për kalimtarët e kryeqytetit duke përfunduar në Lumin e Lanës. Makina tip benz me targa Tr 7523 ka devijuar rrugën duke përfunduar në Lanë, në afërsi të Katedrales. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ndihmat e para duke e nxjerrë makinën nga vendi ku kishte rënë. Për fat të mirë në këtë aksident nuk kishte të lënduar, por automjeti ka pësuar dëmtime serioze.