E Diel, 1 Nëntor 2026

Shfaqen skafet shqiptare, italianët kapin drogë e armë

5 shqiptarë janë prangosur sot pasi janë kapur nga Guardia di Finanza e Brindizit. Mësohet se policia ka sekuestruar në bordin e një motoskafi rreth 1 700 kg marijuanë ndërsa kanë vënë në pranga 5 shqiptarë. Jane arrestuar shtetasit Trifon Dervishaj, 37 vjeç, Lefter Hodaj, 33 vjeç, Andon Serai, 35 vjeç, Mandi Beli, 34 vjeç, Artan Ajazaj, 28 vjeç.

Operacioni në bashkëpunim me kapitenerinë e portit të Brindizit u realizua 15 km larg bregut të detit ku u gjurmua një motoskaf me 5 persona në bord që po tentonin të hidhnin ngarkesën në det, shkruan Corriere.
 

Menjëherë policia prangosi shqiptarët, ndërsa tërhoqi në molin më të afërt skafin. Në momentin që u dha alarmi për një objekt të paidentifikuar në ujrat italiane, autoritetet portuale menduan se do të ishte ndonjë mjet lundrues me klandestinë, por kur motovedeta italiane iu afrua skafit u panë qartë 5 burrat dhe një sërë kutish si ato që kontrabandohen cigaret.
 

Kapiteneria menjëherë njoftoi Guardia di Finanza që mbërritën me helikopter duke arrestuar 5 shqiptarët dhe sekuestruar sasinë e madhe të drogës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›