E Enjte, 5 Nëntor 2026

Tirana eleminohet nga modestët e Luksenburgut

Tirana eliminohet që në raundin e parë të Champions League pas humbjes 1 me 2 me Dudelanzh. Bardheblutë nuk mundën të përmbysnin rezultatin e ndeshjes së parë në Luksemburg, duke pësuar një tjetër disfatë në “Air Albania”.

Skuadra e Shehit ishte shumë kërkuese në minutat e para, duke ju afruar golit disa herë, por nuk mundi dot të finalizojë topin në rrjetë.

Në pjesën e dytë Dudelanzh zhbllokoi rezultatin me Bojic me një goditje jashtë zone. Ky gol ua bëri më të thjeshtë miqve të administronin lojën. Në minutën e 61` kundërshtarët shfrytëzuan hapësirat e Tiranës  duke shënuar dhe golin e dytë me Sinanin.

Sulmet e fundit të Tiranës sollën vetëm një gol shprese me Xhixhën në të 78`, por  ky rezultat  nuk e ndryshoi dot fatin e Tiranës, e cila u largua nga Champion League.

Në konferencën pas ndeshjes trajneri Oges Shehi foli për problemet e ekipit.

Tashmë Tirana do të vijojë përvojën europiane në raundin e dytë të Ligës së Konferencës ku do të këtë përballë Zrinjsikn më  21 korrik

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›