Briken Calja, shpërblimi kthehet në telenovelë

Shpërblimi financiar i medaljeve të Briken Caljes, që duhet të jetë në shumë 20.800.000 lekë të rinj, tanimë është kthyer në një telenovelë. Vetë Calja pretendon që në llogarinë e tij nuk ka kaluar asnjë qindarkë. Por nga ana tjetër Federata Shqiptare e Peshëngritjes, përmes presidentit të saj Elez Gjoza, jo vetëm që ka treguar se kanë kaluar 17.800.000 lekë të rinj, por dhe shuma e mbetur ka shkuar në llogarinë e Caljes të martën në mesditë. E përtej këtij pretendimi të Federatës, Calja ka shpjegimin e tij që për Radio Televizionit Shqiptar e jep nëpërmjet lidhjes Skype.
“Federata si institucion fillimisht duhet të kishte marrë Brikenin, çfarë është kjo që po del në media njëherë. E para e punës, nuk wshtw Brikeni, por është një kampion Bote, është sportisti më i madh që ka Shqipëria. Është e papranueshme që që të reagohet në mënyrë të atillë. Ministria me të drejtë ka nxjerrë dokumentat e veta, sepse u bë mediatike dhe kjo është normale. Por jo federata”.
Madje nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes është thënë që duhej një akt noterial në mënyrë që lekët e trajnerit Geraldi Toska të kalonin në llogarinë e Briken Caljes, ndonëse në një farë mënyre është shkelje ligji.
“Nuk ka lidhje kjo çështje. Është një çështje që ai do të mbulojë gjurmët. Ska fare lidhje çështja e trajnerit, ajo është me akt noterial. Të mos hapim gjëra që nuk duam ti flasim, çfarë lidhja ka ai se çfarë bëj unë me shpërblimin tim, se kujt ia dhuroj. Ai duhet të bëjë atë që i takon ligjërisht, kaq është çështja”.
E më tej akoma, ndërsa është thënë që lekët e shpërblimit kanë kaluar nga granti më 11 qershor, Calja edhe pas një muaji shpjegon që nuk ka marrë asnjë lek.
“Një muaj, po përse mos shkuan në Kinë dhe i morën lekët atje, tani le të mos na bëjnë kaq budallenj. Ka një proces që duhet të bëjë transfertën, ka një dokument nga Ministria, duhet të kalojë lekët. Është shumë e thjeshtë, sikur po vinin dokumentat nga hëna”.
Madje sugjerimi i Kampionit të Botës, i cili ka kërkuar që të mos bëhet kaq shumë mediatike ky lajm, në një kohë që janë marrëdhëniet e tij me Federatën, është verifikimit në llogarinë e tij në Bankën Kombëtare Tregtare
“Është një dokument që duhet të merret në bankë, kaq është, dhe e hedh poshtë atë, mos mashtro publikisht i thua, kaq. Po flasim për kampionin e botës dhe jo për rojen e parkingut i thuaj atij zotërisë”.
E në fund, Calja, i cili tanimë po nis përgatitjet për Kampionatin Botëror në Kolumbi, rrëfen dhe formën e tij sportive
“Jam rikuperuar dhe kam filluar përgatitjet. Nuk është se po gënjen Brikeni, është një kampion bote…”.
Përfundimisht, shpërblimi i medaljeve të kampionit të Botës, ndonëse thirrja e ministres Kushi për Federatat ishte që të japin këto shpërblime sa më shpejt, ka mbetur në zyrat e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Një kampion Bote meriton një shpërblim e trajtim ndryshe dhe jo vonesa në pagesat e tij.