E Martë, 3 Nëntor 2026

Tirana fiton Kupën e Shqipërisë

Kupa e Shqipërisë në basketboll për meshkuj ka kurorëzuar fituesen e saj për këtë sezon dhe ajo është Tirana, e cila ka triumfuar në finalen e së shtunës ndaj Besëlidhjes, duke fituar me shifrat 91-74. Ashtu sikundër finalja e Kupës së Shqipërisë për femra të enjten, por edhe dy gjysmëfinalet e meshkujve të premten, edhe finalja e së shtunës u soll për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar.

Në fakt, përkundër pritshmërive, finalja ka parë vetëm bardhblutë në parket, që i kanë fituar të 4 10-minutëshat e këtij takimi që u luajt në Sallën Sportive të Lojërave me Dorë “Feti Borova” në Parkun Olimpik të Tiranës. Kryeqytetasit e drejtuar nga trajneri Erkand Karaj kanë vendosur diktatin që në dy 10-minutëshat e parë, duke e fituar të parin me 5 pikë epërsi, 23-18, dhe të dytin me 9 pikë epërsi, 26-17, dhe duke shkuar kështu në pushimin midis dy gjysmave duke kryesuar bindshëm, me shifrat 49-35.

10-minutëshi i 3-të ka parë skuadrën lezhjane të reagojë, por prapëseprapë është fituar nga Tirana me një pikë epërsi 19-19, ashtu sikundër ka ndodhur edhe në atë të 4-tin dhe të fundit, që kryeqytetasit 23-21, që e fitojnë kështu gjithë ndeshjen 91-74.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›