E Martë, 3 Nëntor 2026

Tirana, fitore me përmbysje në derbi

Veprimtaria e dytë e volejbollit, Kupa e Shqipërisë, si për femra, ashtu edhe për meshkuj, vijon fazën e grupeve dhe të enjten, në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar kanë ardhur dy sfidat e derbit të kryeqytetit, midis Tiranës dhe Partizanit.

Tek femrat, ka qenë Partizani që e ka fituar setin e parë, madje bindshëm, 25-12, por vajzat bardheblu kanë reaguar, duke përmbysur shifrat, pasi e kanë marrë setin e dytë, 25-20, dhe dy setet e tjera me të njëjtat shifrat, 25-21, dhe gjithë ndeshjen 3-1.

Të dy rivalet e kanë siguruar kalimin për në gjysmëfinale nga grupi B, ashtu sikundër e ka siguruar edhe Skënderbeu në grupin A.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›