Kukësi dhe Skënderbeu njohin kundërshtarët në play-off të Europa League
Kampionët në fuqi do të ndeshen me ukrainasit e Çernomorets Odesa, ndërsa ekipi verior i Kukësit që ka bërë historinë deri tani, do të ketë përballë turqit e Trabzonspor. Për herë të parë në histori, Shqipëria përfaqësohet me 2 ekipe në fazën play – off të një kompeticioni europian
Dy ekipet shqiptare në Evropë, Kukësi dhe Skënderbeu kanë njohur edhe kundërshtarët me të cilët do të ndeshen në fazën e “Play-off”-it. Në shortin e hedhur në Nion në orën 13:00 Kukësi do të ketë përballë ekipin turk Trabzonspor ndërsa Skënderbeu do të përballet me ekipin ukrainas, Çernomorets Odesa në të cilin aktivizohen edhe dy fuutbollist shqiptar Kristi Vangjeli dhe Elis Bakaj. Dy rivalë dukshëm superiorë dhe me më shumë emër se skuadrat tona në Europë, por ato nuk janë kundërshtarët më të fortë që mund të përballeshin ekipet tona. Për këtë raund të “play-off”, UEFA ndau 62 skuadrat që pretendojnë një biletë për të avancuar më tej në Europa League në gjashtë grupe, ku skuadrat tona figuronin secila në vazon e dytë. Kujtojmë se Trabzonspori këtë sezon trensferoi edhe Maludan e Chelseat dhe ka një ekip që e njeh mjaftë mrië këtë kompeticion. Çernomorets Odesa është ekipi ku luan Elis Bakaj që këtë vit luan sezonine tretë dhe në 21 ndeshje ka shënuar 7 gola duke bërë dy sezone shumë të mira. Mbrojtësi i kombëtares, Kristi Vangjeli nga ana tjetër ka luajtur deri tani vetëm 12 ndeshje me këtë ekip. Ndeshjet e para për të dy ekipet shqiptare do të zhvillohen jashtë, respektivisht në Ukrainë dhe në Turqi, ndërsa ndeshjet e kthimit në Shqipëri, por stadiumi ende nuk është përcaktuar.
...