Tirana humbet 1-0 me Karamanin maqedonas

Tirana humbi 1-0 në miqësoren e zhvilluar dje me ekipin maqedonas Karaman, që luan në kategorinë e dytë të vendit fqinjë. Kjo ishte miqësorja e tretë e ralizuar gjatë fazës përgatitore në Strugë të Maqedonisë. Pak ditë më parë, skuadra e teknikut Mirel Josa humbi në testin me Elbasanin e teknikut më të mirë për sezonin 2005-2006, Ilir Dajë, me rezultatin 3-1. Miqësorja e vetme "pozitive" ishte ajo kundër Vardarit të Shkuptit e fituar nga Tirana 2-1.