E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viduka pranë nënshkrimit me Portsmouth

Mark Viduka ka pranuar ofertën e Portsmouthit dhe pritet së shpejti t'i bashkohet ekipit të drejtuar nga trajneri Paul Hart.Sulmuesi australian aktualisht është në pushime, por Hart mendon se marrëveshja tashmë është arritur me 33-vjeçarin, para ndeshjes së fundjavës kundër Fulham-it.
"Do të përpiqemi shumë të sigurojmë lojtarë në disa ditët e ardhshme. Pritja është fjalë të cilën nuk e përdori shumë! Përpiqemi dhe shpresojmë se do të arrijmë diçka para vikendit. Mark ende nuk është rikthyer nga pushimi. Nuk e di se sa është i gatshëm ai, por ne nuk mund të presim deri në nëntor", ka thënë Hart.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›