Policia djeg 1.4 ton droge te bllokuar ne dy vjet
Gjirokaster - Policia e Gjirokastres ka asgjesuar 1.4 ton droge, e sekuestruar si prove materiale gjate disa prej operacioneve ne periudhen 2005-2007. Kjo sasi lende narkotike eshte ndaluar gjate 6 rasteve ne tentative per te kaluar ne shtetin grek. Ne keto tentativa jane implikuar 10 persona per te cilet Gjykata e Krimeve te Renda ka dhene vendime te formes se prere qe ne total perfshijne rreth 140 vite burg per vepren penale te "trafikimit te lendeve narkotike". Sasia e droges eshte asgjesuar me ane te djegies jashte qyteti te Gjirokastres, ne vendin e quajtur Virua. "Rreth ores 13:00, dje ne vendin e quajtur Virua, te qytetit Gjirokaster, larg qendres se banuar, eshte bere asgjesimi i lendes narkotike e cila eshte kapur gjate aksioneve qe Policia e Gjirokastres ka bllokuar nga viti 2005 deri ne 2007. Sasia e droges ishte e sekuestruar ne cilesine e proves materiale dhe ruhej ne ambientet e Policise se Gjirokastres", thane burimet zyrtare. Asgjesimi i kesaj lende narkotike e cila eshte e sekuestruar ne cilesine e proves materiale eshte bere pasi , Prokuroria e Krimeve te Renda Tirane, ka nxjerre urdher per ekzekutimin e vendimeve penale, pasi dhe personat e ndaluar jane denuar perfundimisht.
B. Kore
B. Kore