Tirana lëkundet. Tërmeti 4-5 ballë i shkallës Rihter
Tirana ndjeu lëkundjen e një tërmeti rreth orës 17:20. Epiqendra ishte 22 km në jugperëndim të kryeqytetit, në zonën e Pezës ku forca e tërmetit ishte 5 ballë , ndërsa në Tiranë është ndier 4-5 ballë. Lëkundjet janë ndier dhe në Durrës.
TIRANE- Rreth orës 17.20 rrjeti sizmiologjik kombëtar regjistroi lëkundje të lehta tërmeti në Tiranë. Sipas burimeve zyrtare, tërmeti kishte epiqendrën 22 km në jugperëndim të kryeqytetit, në zonën e Pezës së Madhe me magnitudë 4 gradë të shkallës rihter.
Në epiqendër forca e termetit ishte 5 ballë, kurse në Tiranë lëkundjet ishin 4-5 ballë. Termeti është ndier dhe në rrethinat e Tiranës dhe në Durrës. Instituti sizmiologjik konfirmon se nuk ka raportime për dëme si pasojë e lëkundejeve të tërmetit. (e.n/news24/balkanweb)