E Martë, 3 Nëntor 2026

Tirana me 3 linja të shpejta të autobusëve, Gonzato dhe Bergner: Ul emetimet e gazrave në mjedis

3 nga linjat kryesore të transportit publik në Tiranë, Kinostudio-Kombinat, Tirana e re dhe Unaza, do të modernizohen dhe do të kthehen në linja të shpejta përmes autobusëve eklektikë. Ky projekt është një investim i BE, Gjermanisë dhe Bashkisë Tiranë për ta kthyer kryeqytetin më dashamirës ndaj mjedisit, uljen e emetimeve të gazrave serë si dhe një shërbim më të mirë për qytetarët duke ulur trafikun.

Projekti është një investime prej 112 milionë euro, ku mbi 50 milionë euro janë dhënë nga Gjermania, pesë e investimeve në Ballkanin Perëndimor dhe 32 milionë euro janë dhënë nga BE në formën e granteve.

Ambasadori gjerman në Tiranë, Karl Bergner tha se ky projekt është pjesë e qëllimit të qeverisë shqiptare për të reduktuar emetimin e garzave serë në vend por edhe një shërbim i modernizuar për qytetarët duke u përshtat me standardet e BE-së

“70 % të këtyre mjeteve nuk janë në standardit e BE për emetimet e mëdha të gazrave në ambient. Qeveria është angazhuar për reduktimin e emetimeve të gazrave serë deri në 2030 dhe transporti është në fokusin e tyre. Kjo vjen me përdorimin e teknologjive miqësore ndaj ambientit përmes mjeteve eklektike apo të tjera teknologji. Jemi të lumtur të mbështesim qytetin  duke i dhënë mundësinë e linjave të autobusëve të shpejtë. Në këtë projekt 3 nga linjat më kryesore do kalojnë në linjën e transportit të shpejtë duke dyfishuar shpejtësinë e transportit. Objektivi kryesor është të reduktojë kohën e transportit në sektorin urban duke rritur numrin e pasagjerëve dhe duke reduktuar transportin individual me makinë. Projekti ka një vlerë 112 milionë euro dhe gjermania do të jap mbi 50 milionë euro nga kuadri i investimeve për Ballkanin Perëndimor. Ky projekt do të përfitojnë qytetarët e Tiranës nga një mjedis më të pastër, transport të shpejtë dhe më pak ngecje në trafik”, tha Bergner.

Edhe për ambasadorin e BE-së, Silvio Gonzato ky projekt do të sjellë përmirësime së cilësisë së jetës për qytetarët e Tiranës dhe do të ndihmojë në krijimin e një kryeqyteti të gjelbër me autobusë të shpejtë elektrik me zero emetime.

“BE është përfshirë në një fushatë për një ambient më të gjelbër për mbrojtjen e klimës dhe ky është një nga përparësitë e mia personale. BE është krenare që bashkon forcat me Gjermaninë dhe Bashkinë Tiranë për të ndërtuar këtë rrjet të ardhshëm të transportit publik me autobusë me zero emetime. Në Tiranë ndodhet gjysma e popullsisë dhe ky projekt do të aplikohet pikërisht këtu për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Ky projekt do të ndihmojë Tiranën për të trajtuar këto sfida. Në tre akse kryesore do kemi autobusë eklektikë të shpejtë në krahasim me autobusët aktual. Në Tiranë 42 % e emetimeve serë vijnë nga transporti dhe ky projekt është i rëndësishëm për ecurinë e gjelbër në kryeqytet. Transporti urban është vena kryesore e vendeve tona duke sjellë integrim ekonomik dhe shoqëror. Be ka dhënë për këtë projekt 32 milionë euro grante, jo hua. Është një përpjeke për ta bërë Tiranën më të gjelbër dhe për të mbështetur Shqipërinë për të ecur para në zhvillimin e qëndrueshëm. BE është këtu për të ndihmuar Shqipërinë. Do mbështesim Tiranën të kthehet në një qytet të gjelbër”, tha Gonzato.

Projekti “Transporti i Gjelbër në Tiranë” një risi që synon zhvillimin, projektimin, zbatimin dhe vënien në funksionim të sistemit të parë të transportit të shpejtë me autobusë elektrikë në kryeqytet.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›