Tirana me tramvaj, francezëve u besohet studimi

Qeveria franceze, mori përsipër nëpërmjet përfaqësueses së saj të akredituar në Shqipëri, financimin e studimit të fizibilitetit për linjën e tramvajit që do të shkelë linjën Kinostudio-Kombinat. Christine Moro tha të premten në takimin me kryetarin e Bashkisë Lulzim Basha, se qeveria franceze me kërkesën e bashkisë së Tiranës financon 720 mijë euro për të kryer studimin e të parë të një linje tramvaji në Shqipëri, transmeton Shekulli online.
“Ne fillojmë këtë vit të ri një bashkëpunim të ri dhe të rëndësishëm mes Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë franceze. Me kërkesën e kryetarit të Bashkisë, qeveria franceze pranoi të financonte studimin e fizibilitetit dhe projektit paraprak të një linje tramvaji në Tiranë. Tramvaji është një zgjidhje, e cila është aplikuar me sukses nga shumë qytete të mëdha në mbarë botën e po kështu në këtë drejtim është angazhuar edhe qyteti i Tiranës”, tha ambasadorja Moro./Indeksonline/