E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedonët në Spanjë: “Shqiptari i mirë, është shqiptar i vdekur”

Në orën 15:45, përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll e ka nisur kampionatit botëror kundër skuadrës së Çiles. Fillimi i ndeshjes u përcoll me ofendime anti-shqiptare nga fansat maqedonas, që kanë udhëtuar në Sevilla, transmeton Zhurnali.

Rreth 200 tifozë, të quajtur falanga, po brohorasin “Maqedonia e maqedonasve”, “Shqiptar i vdekur është shqiptar i mirë” dhe duek kënduar këngën e tyre, tani e njohur, “Maqedonia e maqedonasve, erdhi koha për çlirim”. Siç duket, kampionati botëror, i cili do të zgjatë disa ditë do të jetë i njëjtë si ai që u zhvillua në Beograd, ku populli shqiptar ishte përsëri pré e këtyre brohoritjeve./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›